LajmeMagazina

Idro Seferi mesazhe paqeje në emisionin më të shikuar serb

Gazetari shqiptar që raporton nga Beogradi, Idro Seferi, i ka dhuruar udhëheqësit të emisionit më të famshëm në Serbi, “24 minuta”, një bukë, në shenj solidarizimi me bukëpjekësit shqiptar që u sulmuan në Vojvodinë. 
“Kam një dhuratë për ty. Në shenj solidariteti me kolegët e mi bukëpjekës, të dhuroj këtë bukë, duke e ditur që dhe ti gjithmonë ke uri”, ka thënë Seferi, transmeton presheva.com,  duke i kërkuar falje udhëheqësit, Zoran Kesiq. “Më vjen keq që buka është shumë e pjekur, por këto janë rrethanat e vecanta”.
I ftuar në televizionin B92, gazetari Seferi është munduar të coj mesazhe paqeje, duke thënë se është në pikëpyetje nëse, Edi Rama do të vij në Beograd, ndonëse sipas tij, një ndeshje që do të arbitrohej nga Ketrin Ashton, do të ishte e mundur për shkak të interesit të përgjithshëm në rajon.
“24 minuta”, është emisioni më i shikuar në Serbi dhe ka përmbajtje satire, si kritikë e ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë javës.
Seferi, në fund është shfaqur me një telekomandë duke pilotuar një drone (helikopter të improvizuar), me flamurin e një emisioni tjetër të këtij televizioni. Publiku e ka pritur shumë mirë, pavarësisht që ai është gazetar shqiptar.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”; google_ad_slot = “5970863453”; google_ad_width = 336; google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button