MagazinaSport

Ivanovic ia ka frikën Kuq e Zinjve: Shqipëria është ekip serioz

Mbrojtësi i Serbisë, Branislav Ivanoviq në një intervistë për mediat serbe, ka folur për ballafaqimin me Shqipërinë.
Serbia dhe Shqipëria do të ndeshen më 14 tetor në Beograd, në kuadër të eliminatorëve të Euro 2015.
Anëtari i Chelseat, ka folur edhe për dilemën e hapur nëse duhet të luhet me tifoz mysafirë apo pa ata.
“Sinqerisht, sa i përket futbollit, është mirë me të luhet me shikues të dy palëve. Por, drejtuesit për arsye të sigurisë kanë vlerësuar se është më mirë të mos luhet me tifoz mysafir. Përkrahja e tifozëve tonë do të jetë shumë e rëndësishme në atë ndeshjes, sidomos nëse fitojmë në Armeni”, ka thënë Ivanoviq, transmeton Kurir.
“Shqipëria është ekip serioz, por atë duhet ta kemi në kokë vetëm pas lojës në Armeni”, tha Ivanovic.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button