Avokati i popullit Sasha Jankoviq ka deklaruar në qytetin e Vranjës se nuk bëhet asnjë shkelje nga shteti kur i referohet numrit të banorëve shqiptar me regjistrimin e vitit 2011, të cilën e kanë bojkotuar shqiptarët, dhe tani pohojnë se ky numër nuk është ai i duhuri.
Jankoviq, transmeton presheva.com, ka thënë se ka një konflikt i formës dhe përmbajtjes rreth numrit të shqiptarëve në jug të Serbisë, por nuk ka asnjë shkelje formale të shtetit kur thiret në të dhënat e regjistrimit.
“Nuk mund të them formalisht se dikush ka bërë lëshume për shkak se merr numrin zyrtar nga lista, por mund t’i refrohoj që të gjendet një mënyrë tjetër për kompenzim të formës dhe përmbajtjes” ka thënë Jankoviq.
Ai ka thënë se ka pasë “parregullsi gjatë organizimit të regjistrimit, por numri më i madh i parregullsive është larguar”, ka thënë Jankoviq.