LajmeMagazina

Konferencë në Lausanne të Zvicrës: Shqiptarët e maqedonis 1990-2014

Para disa muaj, fillimisht në Shkup dhe prandaj në qytete të ndryshëme të Maqedonisë, të Kosovës, të Shqipërisë dhe anë e mbanë botës, u zhvilluan disa manifestime për të vënë në pah gjendjen e papranueshëme në të cilen gjinden Shqiptarët e Maqedonisë. 
Tash, manifestimet u shuhen por diskriminimi po vazhdon! 
Andaj, në emër të kryesisë së shoqatës së studentëve shqiptarë të Universitetit të Llozanës dhe të asaj të faqes së internetit www.nationbicephale.com, ju ftojmë në një konferencë gjatë të cilës do ta kemi të ftuar, Z. Kim Mehmeti. 
Përveç shkrimtarit dhe publicistit të shquar që është, Z. Kim Mehmeti është edhe njëri ndër analistët politik shqiptar më i njohur dhe i vlersuar i kohës sonë që flet dhe shkruan për çështjen shqiptare. 
Konferenca do të ketë për çështje kryesore historinë e Shqiptarëve të Maqedonisë që nga vitet 1990 e deri më tani. 
Hyrja është falas dhe e hapur për të gjithë. 
Ju mirëpresim

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button