MagazinaSport

Ku je o Xherdan Shaqiri?

Opinion nga gazetari sportiv i Telegrafit, Dëfrim Puka.

Mbrëmë ishim dëshmitarë të një prej akteve më heroike të shqiptarëve që nga koha e pasluftës, ku djemtë tanë që e përfaqësojnë Kombëtaren Shqiptare para 30 mijë serbëve i mbrojtën ngjyrat e flamurit me gjithçka që patën.Zemrat e shqiptarëve anë e mbanë botës u bënë mal nga veprimet heroike të Taulant Xhakës, Andi Lilës, Lorik Canës e të tjerëve, që e mbrojtën flamurin e Shqipërisë Etnike të mos binte në duart e serbëve zullumqarë.
Anë e mbanë trevave shqiptare pati festë deri në orët e mëngjesit dhe të gjithë u solidarizuan dhe i vlerësuan lartë veprimet e futbollistëve shqiptarë, duke përfshirë këtu edhe figurat më të larta politike të Kosovës e Shqipërisë.
Granit Xhaka vazhdimisht ishte aktiv në rrjetet sociale duke e mbështetur vëllanë e tij, si dhe shumë lojtarë të tjerë, mirëpo ajo çfarë na bëri përshtypje është se zëri i atij prej të cilit pritet më së shumti nuk u dëgjua fare.
Po flasim për Xherdan Shaqirin, idhullin e çdo shqiptari që në këpucët e tij ka të qepur flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë. Po flasim për lojtarin të cilin Pep Guardiola e cilëson si rezervistin më të mirë në botë dhe njërin ndër talentët më të mëdhenj në botë. Po flasim për Xherdan Shaqirin, i cili ka rreth 1.9 milionë ndjekës në Facebook dhe që nuk iu kujtua të postonte as edhe një fotografi për t’i mbështetur djemtë shqiptarë për atë që bënë dje.
Organi disiplinor i UEFA-së ka gjasa që ta dënojë edhe Shqipërinë, kështu që duhet t’i hapësh sytë o Xherdan, sepse nuk je një zë i vogël, por luan për Bayern Munichun. Thuaj një fjalë të paktën, sa ke ende kohë. Mos i humb edhe këta tifozë shqiptarë që kanë shpresa në ty!
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”; google_ad_slot = “5970863453”; google_ad_width = 336; google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button