LajmeMagazina

Kur droni ndalej 2 metër larg kancelares Merkel

Në shtator të vitit 2013, një dron u ndal vetëm 2 metra larg kancelares Merkel që gjendej në një podium elektoral në Dresden. I pilotuar nga përfaqësues të partisë së Piratëve, që përmes këtij akti synonin denoncimin e mbikqyrjes së rreptë policore, ky dron kishte vetëm një mini -kamera dhe nuk paraqiste asnjë rrezik (shih videon e mëposhtme). Shërbimet e sigurisë së kancelares ndërhynë, duke e larguar. Por këto mjete po ngrenë mjaft pikëpyetje mbi sigurinë, aq sa specialistët e luftës kundër terrorizmit kanë nisur të studiojnë mbi mënyrat se si mund të përballen me situatat kur ata mund të përdoren për akte kriminale e terroriste. Deri tani, skenarët e parandalimit duken të pamundur, por në botë nuk është regjistruar asnjë akt kriminal i kryer përmes tyre. Jo më kot, kancelarja Merkel e mori me të qeshur praninë e dronit në takimin e saj elektoral. 

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button