Një mision, një qëllim, një komb. Kështu mund të përshkruhet sot atmosfera në ndeshjen e rëndësishmë, Shqipëri-Danimarkë. Ndeshja kualifikuese për Kampionat Evropian ka bashkuar shqiptarët anë e kënd trevave shqiptare për ti dhënë mbështetjen maksimale Kombëtares Kuqezi.
Njëri nga tifozët nga Presheva, Hasan Hasani kryredaktor në RTV “Presheva” përmes një shkrimi në profilin e tij në facebook ka thënë se është gjithçka gati, biletat , keroografia, e më rëndësishmja Lugina sot do të shpalos edhe transparetin supriz në Elbasan Arena.
Pas fitores historike në Portugali, Shqipëria ka apetite të mëdha që më në fund të arrijë ambicien e kahmotshme, pjesëmarrjen në një ngjarje të madhe sportive si Kampionati Evropian.
“Indeksonline” do të përcjellë këtë ngjarje nga vendi i ngjarjes dhe kohë pas kohë do të iu sjellë foto dhe momente interesante nga kjo ditë e rëndësishme për sportin shqiptar.
Në foto mund të shikoni tani momentin e grumbullimit të tifozëve kosovarë ku numri i tyre duket të jetë mjaft i madh.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”; google_ad_slot = “5970863453”; google_ad_width = 336; google_ad_height = 280;