Të gjithë duan që të jenë autorët e ngritjes së flamurit me Shqipërinë e Madhe në mes të Beogradit. Shumë prej tyre janë vetëshpallur si autorë të këtij gjesti që përveç se ngriti ndjenjën kombëtare në maksimun, njëkohësisht acaroi po në maksimum edhe marrëdhënie me Serbinë. Tani është duke u folur vetëm për një të ri. Ai është kuksiani Ismail Morina, i njohur edhe me pseudonimin Ballisti, i cili prej vitesh jeton në Milano, Itali. Në fakt, sot bëhen 1 javë kur Shqipëria po ndeshej me Serbinë, kur droni me hartën e Shqipërisë së Madhe dhe me portretet e Ismail Qemalit e Isa Boletinit, fluturoi mbi fushë.
Gjatë ditës së djeshme mediat serbe thanë se, bëhet fjalë pikërisht për të riun shqiptar Ismail Morina. I riu që prej asaj dite, ka marrë famë dhe është bërë një nga personazhet më të përfolura. Dikush e ka takuar, e dikush dëshiron ta takojë. Por duket se, ai nuk ka shumë qejf që të bëhet mediatik. Por Shqiptarja.com, ditën e djeshme ka biseduar me një mik të afër të të riut, i cili na ka treguar edhe se si, është arritur që të ngrihet flamuri në mes të Beogradit
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;