LajmeMagazina

Musliu: Jahjaga na ka injoruar dhe po na injoron me shkuarjen në Beograd!

Për kryetarin e Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliu, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka injoruar vazhdimisht Luginën e Preshevës. “Por, vizita e saj në Beograd, pa e vizituar Luginën e Preshevës, i mëshon vulë kësaj”, thotë Musliu.
Sipas tij, Jahjaga kurrë nuk e ka përmendur diskriminimin e shqiptareve të Luginës së Preshevës, as në Bruksel e as nga një sërë takimesh me zyrtarët serbë.
“Pa e vizituar ajo Preshevën dhe të njihet me vuajtjet, realitetin e shqiptarëve këtu, nuk e dimë se çfarë kërkon në Beograd”, thotë ai.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button