Muret e objekteve përcjellëse të Manastirit të Deçanit janë pushtuar ditën e sotme nga mbishkrime për ISIS-in (Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë).
“Chaliphate is coming” (Kalifati po vjen), “UÇK”, “AKSH”, janë mbishkrimet që janë parë sot të shkruara me ngjyrë të kuqe e të zezë në muret e objekteve rrethuese të Manastirit, si dhe disa mbishkrime në arabishte.
Mbishkrimet më të afërta të shkruara janë në shtëpizën e kopshtarisë, rreth 300 metra nga kisha e manastirit, ndërsa mbishkrimet tjera janë shpërndarë nëpër objektet tjera në afërsi prej 500 metrash, transmeton Koha.net.
Për këtë incident janë njoftuar menjëherë Policia e Kosovës dhe KFOR-i, të cilët janë paraqitur menjëherë në vend të ngjarjes.
Gjatë kontrollimit të vendngjarjes, ku mori pjesë edhe igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjic e komandanti lokal i KFOR-it, Angelo Mineli, një grup i shqiptarëve në largësi prej rreth 100 metrash kanë thirrur “UÇK, UÇK”, raporton RTV Kim ndërsa thekson se tre prej këtyre të rinjve janë arrestuar.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”; google_ad_slot = “5970863453”; google_ad_width = 336; google_ad_height = 280;