Në mesin e mbi pesë mijë policëve serbë, prezentë në ndeshjen mes Serbisë e Shqipërisë, kishte edhe policë me prejardhje nga Kosova.
Madje, ata edhe po flisnin shqip me dhjetëra shqiptarë që ishin prezentë në stadiumin e Partizanit.
Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” gazetari nga Tirana, Blendi Fevziu, i cili ishte pjesë e një grupi prej rreth 50 vetash që kishin shkuar në Beograd për ta shikuar lojën mes serbëve dhe kuqezinjve.
Ky grup i shqiptarëve ishte vendosur në hapësirën VIP të stadiumit të Partizanit, për shkaqe sigurie, teksa për sigurinë e tyre po përkujdeseshin edhe policët nga Kosova, të cilët pas luftës janë zhvendosur në Serbi apo pas shpalljes së pavarësisë në vendin tonë. /zeri/
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”; google_ad_slot = “5970863453”; google_ad_width = 336; google_ad_height = 280;