MagazinaSport

Princ Leka takon “heroin” e dronit të Beogradit

Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit ka postuar në faqen e tij në “Facebook” tri fotografi, ku ka dalë me djalin që ka tërhequr vëmendjen së fundmi jo vetëm të shqiptarëve në mbarë trevat ku ata jetojnë por që dyshohet se krijoi dhe “sherrnajën” mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Serbisë.
Në të tri fotografitë, Gjana është kujdesur që të fshehë fytyrën e djalit. Ndërkohë që në njërën nga fotografitë e publikuara nga kreu i PLL-së shfaqet edhe Princ Leka.
“Një hero i kohëve moderne nderon kombin shqiptar duke sfiduar fqinjët tanë grabitqarë, pa armë, as urrejtje, as dhunë. Çfarë emocioni dhe krenarie ndarja e mendimeve dhe përshtypjeve me Princin Leka dhe një trimi atdhetar që mban në qafë flamurin e SHBA”, shkruan Gjana në “Facebook”.
Por i kontaktuar dje nga “Gazeta Shqiptare”, kreu legalist kërkoi mirëkuptim për mospublikimin e identitetit të djalit që ngriti dronin në stadiumin e Beogradit.
Po ashtu ai tha se për momentin nuk mund të flasë për atë çfarë u bisedua me të, duke mos e dëmtuar kësisoj sipas tij autorin e flamurit të Shqipërisë etnike mbi stadiumin e Beogradit.
Në njërën prej fotografive, Gjana bashkë me djalin kanë formuar shqiponjën me duar dhe duken shumë të përzemërt me njëri-tjetrin.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button