Në komunën e Medvegjës, skandalet e PVD nuk kanë të ndalur. Skandali më modern tashmë ka ndodhur në fshatin Tupallë të Medvegja kur komisionerët e PVD-së në këtë vendvotim e kanë dërguar kutin e votimit prej druri, një skandal deri më tash i paparë.
Nga kjo komunë kanë bërë të ditur se, kutia e mbushur me fletvotime kishte shkuar qysh në mëngjes në Tupallë dhe nuk duket se sa fletvotime janë në të, sepse komisionerët e PVD-së nuk lejojnë asnjë personë që ti ofrohet këtij vendovotimi. Ndërsa në fshatin Svircë po të kësaj komune, kanë bërë të ditur se kutia e votimit në këtë vendvotim është mbushur qysh mbrëmë, kështu që i bie se në këtë vendvotim zgjedhjet për KNSH janë mbajtur gjatë ditës së shtunë./BujanociNet/
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;