LajmeMagazina

Serbia përkujton Esat Pashë Toptanin

Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq ka njoftuar se Serbia sivjet e përkujton Esat Pashë Toptanin. Ai duke folur për këtë përkujtim East Pashën e ka quajtur “aleat e komandant i famshëm dhe ministër i parë i brendshëm e pastaj edhe kryeministër i Shqipërisë në fillimin e shekullit 20.
Sipas fjalëve të tij Esat Pashë Toptani ka qenë “mik dhe aleat i madh i serbëve i cili ushtrinë serb, gjatë tërheqjes nëpër Shqipëri, me xhandarë të vet e ka mbrojtur nga bandat kaçake dhe i cili duke përcjellë mbretin dhe Qeverinë, ka vazhduar të luftojë në anën serbe edhe në frontin e Selanikut.
”Këtë shembull e përmend me qëllimi ilustrimi që në historinë nuk ka qenë çdo gjë e zezë për dallim nga e tashmja dhe e kaluara dhe nuk duhet që çdo gjë të jetë e zezë”, ka përfunduar Gjuriq.
Zyrtari i lartë serb nuk ka treguar për ditën që do t’i kushtohet Esat Pashë Toptanit, i cili në historiografinë shqiptare njihet tradhtar i vendi dhe i cili u vra nga Avni Rrustemi më 13 qershor 1920 në Paris, Francë.
Nuk dihet se si ky shënim për këtë mik serb do të reflektohet në marrëdhëniet serbo –shqiptare dhe nëse ai do të kurdiset për ditën që Edi Rama do të vizitojë Serbinë .
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë këtij muajit pritet të shkojë në Beograd.
Të dy shtetet, Shqipëria dhe Serbia, kanë paralajmëruar kthesë pozitive në marrëdhëniet e tyre. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button