Emocionet që shkaktoi ndeshja në Beograd mes Serbisë dhe Shqipërisë, nuk kanë lënë pa prekur edhe gazetarët shqiptarë në Tiranë dhe Prishtinë. Në mes reagimeve të shumta dhe replikave të ndërsjellta ra në sy edhe një debat disi i nxehtë mes gazetarit Sokol Balla dhe publicistit Halil Matoshi në emisionin Shqip të Rudina Xhungës në Top Channel. Ky debat, që u pasyqrua në disa media, nuk i shpëtoi edhe gazetës Express në Kosovë. Por veç fragmenteve nga debati, gazeta risolli një histori të vjetër e të përfolur kohë më parë të një shkrimi të The economist, që sipas gazetës është kopjuar fjalë për fjalë nga Sokol Balla, i cili i ka vënë artikullit emrin e vet. Jo vetëm kaq, por Express nxorri dhe një video nga koncerti i Goran Bregoviçit në Tiranë, ku në radhën e parë të spektatorëve, dallohej edhe Balla.
Nuk ka pritur shumë dhe në profilin e tij në facebook, Sokol Balla ka postuar një reagim të fortë. Ai e quan gazetën Express proserbe dhe e akuzon shefin e kësaj gazete, pasi sipas Ballës ai ka spinuar vëllain e Edi Ramës tek policia serbe në kohën që u ndal ndeshja në Beograd. “Një gazetë pro serbe dhe e kontrolluar nga një udbash, ka marrë përsipër të më sulmojë. Por unë thjesht po qesh me xhuxhin e vogël që gjoja është kryeredaktor dhe shefin e tij të madh, i cili ditën e ndeshjes në Beograd, shkoi te policët dhe spiunoi se në cilën lozhë ishte vëllai i KM të Shqipërisë”.
Ndërkohë, duke botuar reagimin e Ballës, gazeta Express bën një lojë fjalësh dhe e quan gazetarin e TCH, Sokol Palla. “Gazetari i Top Channel Sokol Balla, i cili njihet si vjedhës i artikujve nga gazetat e famshme perëndimore, ka bërë akuza se dikush nga 45 shqiptarët ka spiunuar tek policia serbe për vëllanë e Kryeministrit Edi Rama, Olsi, i cili u akuzua nga shteti serb se ka komanduar dronin që aterroi në stadiumin e Beogradit”, shkruan Express.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;