Një kosovar ka alarmuar komunitetin lokal në afërsi të New York’ut për orë të tëra. Valon Shoshi, 28 vjeç qëndroi për disa orë në arrati dhe i armatosur pasi që u thirr në shtëpinë e tij kur u dëgjuan të shtëna.
I riu kosovar kishte qëlluar në drejtim të anëtarëve të familjes së tij dhe kishte ikur më pas. Pas përforcimeve të mëdha policore ai është arrestuar.
Pas dërgimit në polici, Shoshi është liruar me kaucion prej 25 mijë dollarësh dhe pritet shumë shpejt të paraqitet në Gjykatë.
Mediat lokale kanë raportuar se Shoshi kishte shkuar në Amerikë me familje si refugjatë ishte plagosur me armë para dy vitesh në qytetin e tij të lindjes në Pejë.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”; google_ad_slot = “5970863453”; google_ad_width = 336; google_ad_height = 280;