MagazinaSport

Shqipëria barazon, vazhdon kryesimin e grupit

Edhe një prezantim i mirë i futbollistëve shqiptarë në ndeshjet kualifikuese për EURO 2016, mirëpo epërsinë që kishte nga fundi i pjesës së parë nuk arriti ta menaxhonte deri në fund dhe sërish Shqiëpria pranon gol në 10 minuta e fundit nga një akcion i danezëve që nuk premtoi asgjë.
Ishin kuq e zinjtë ata që kaluan në epërsi me golin e Ermir Lenjanit, i cili edhe në pjesën e dytë lëshoi një mundësi ideale për ta mbyll ndodhta çështjën e fituesit, por gjuajtja e tij shkoi për disa centimetra jashtë portës.
Mysafirët shfrytëzuan një mosmarrëveshje të dy anëtarëve të Lazios, portierit Etrit Berisha dhe Lorik Cana, pasi ky i fundit e pengoi gardianin shqiptar ta largonte topin si duhet dhe nga akcioni i rasdhës Lasse Vibe e barazoi rezultatin në 1-1, që doli të jetë final.
Shqipëria humbi një mundësi shumë të mirë që t’i largohet rivalëve edhe më shumë sidomos edhe nga Serbia që më herët barazoi po ashtu 1-1 në udhëtim te Armenia.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”; google_ad_slot = “5970863453”; google_ad_width = 336; google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button