Ai që në moshën tetëvjeçare është rritur jetim pa babanë e tij. Gjendja e vështire ekonomike e detyroi që sa më shpejtë të fillojë punën për të siguruar ekzistencën familjare. Megjithatë, dëshira e tij për shkollë nuk u tret. Në vitin 2010 regjistrohet në medresenë “Isa Beu”.
“Unë nisem nga hadithi i Muhamedit a.s. i cili thotë: ‘Kërkoni dituri nga djepi e deri në var’. Pastaj, Allahu i madhërishëm e hap Kur’anin me fjalët: ‘Lexo dhe mëso në emër të Allahut i cili krijoi çdo gjë’. Këtu nuk ceket mosha, por thotë ‘lexo’”, thotë Hamza.
Ai vlerëson se për të arritur dituri, duhet vullnet dhe mund. Këtë ua sugjeron fëmijëve që janë në këtë proces, duke i këshilluar që përdorimin e teknologjisë ta kalojnë në vend të dytë, ndërsa mësimin në vend të parë.
Gjatë katër viteve të shkollimit të mesëm, thotë se kalonte mbi tetë orë me libra. Pjesa më e bukur e ditës së tij ishte kur mblidhte familjarët dhe u shpjegonte diçka nga njohuritë e nxëna.
“Allahu u përgjigjet të gjitha lutjeve të sinqerta të robërve të vetë, duke vazhduar t’i pyes çdo natë se ‘a ka dikush nevojë për diçka’. Unë kisha nevojë për dije dhe nga kjo dëshirë Allahu nuk më privoi”, shprehet Haxhi Hamza.
Dëshira e tij nuk përfundon këtu: ai synon të vazhdojë studimet në Fakuktetin e Shkencave Islame në Shkup.
“Unë nuk kam nevojë për një vend pune, sepse këtë nuk ma premton as mosha. Unë gëzoj një stabilitet të plotë ekonomik, sepse kam pension të Zvicrës. Këtë e bëj thjesht nga dëshira për dije dhe për të plotësuar hadithin e Muhamedit a.s kur porosit umetin e tij që të kërkojnë dituri deri në fund të jetës”, thotë ai.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”; google_ad_slot = “5970863453”; google_ad_width = 336; google_ad_height = 280;