MagazinaShëndetësi
Si e shkatërron sheqeri kujtesën?
Nuk mund të mbani mend se ku i keni lënë çelësat? Ndoshta çokollata që e keni ngrënë disa orë më parë është fajtori kryesor. Shkencëtarët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën “Neurology”, zbulojnë se sheqeri i rritur në gjak dëmton kujtesën.
Hulumtuesit nga Gjermania kryen një studim në të cilin morën pjesë 141 persona plotësisht të shëndetshëm. Pjesëmarrësit zgjidhën testet e kujtesës para dhe pas matjes së nivelit të sheqerit në gjak.
Shkencëtarët gjithashtu skanuan trurin e pjesëmarrësve në mënyrë që ta masin hipokampusin, pjesën e trurit e cila luan një rol të rëndësishëm në kujtesë.
Rezultatet e hulumtimit treguan se sa më i lartë që ishte niveli i glukozës në gjak, pjesëmarrësit kishin performancë më të dobët në testet e kujtesës. Ata gjithashtu gjetën se niveli vazhdimisht i lartë i sheqerit në gjak mund ta zvogëlojë në mënyrë afatgjatë hipokampusin.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”; google_ad_slot = “5970863453”; google_ad_width = 336; google_ad_height = 280;
“Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund t’i dëmtojë enët e gjakut në tru, me ç’rast reduktohet qarkullimi i gjakut në tru, si dhe qarkullimi i substancave ushqyese”, shpjegon prof. Agnes Flöell, duke shtuar se “nivelet e larta të sheqerit në gjak mund ta ndërpresin komunikimin në mes të qelizave në hipokampus.”
Nuk keni nevojë që ta ndërpritni krejtësisht konsumimin e sheqerit në mënyrë që ta ruani kujtesën e mirë. Megjithatë, vetëm një ndryshim i vogël në stilin e jetesës do ta mbrojë kujtesën nga nivelet e larta të sheqerit në gjak.
Dieta e pasur me proteina, fibra dhe drithëra të papërpunuara përmirëson kujtesën në mënyrë të dëshmuar, dhe ky studim konfirmon faktin se ajo e mbron kujtesën nga efekti negativ i nivelit të lartë të sheqerit në gjak.