MagazinaShëndetësi

Si të leni duhanin – tetë mënyra që ndihmojnë me sukses

Ka ardhur koha pasi çdo ditë po kolliteni më shumë, gishtat kanë marrë ngjyrë të verdhë dhe po shpenzoni para duke blerë pako.

Që të largoheni përfundimisht ka ky ves i keq që ju bënë dëme shëndetësore dhe financiare, janë tetë mënyra që ndihmojnë të lëni dhe të mos vazhdoni më me tymosje.
1. Bëhuni serioz
Të ndaloni së tymosuri është e vështirë, andaj duheni të bëheni serioz dhe të vendosni përfundimisht. Nëse keni karakter të butë dhe nuk këmbëngulni, atëherë nuk do të shkoni larg dhe do të tymosni sërish.
2. Llogaritni
Në shumicën e rasteve, duhanpirësit nuk llogarisin se sa shpenzojnë në blerjen e duhanit. Uluni dhe llogarisni se sa duhan tymosni, sa shpenzoni dhe sa ju duhet të punoni për të fituar ato para. Kur të shihni të gjitha të shkruara, do të ju nxisë që të leni duhanin.
3. Mendoni diçka tjetër
Do të ketë raste, kur do të ju duket që jeni të mbyllur në shpellë dhe gjithçka është kundër jush. Mendoni të bëni diçka tjetër, në vend se të shkoni në vendet ku zakonisht tymosni.
4. Shpërbleni vetën
Ndalimi i duhanit është i vështirë, andaj shpërbleni vetën që më në fund ja arritët qëllimit. Planifikoni për shpërblime në baza ditore, javore apo mujore në mënyrë që të keni një dëshirë tjetër larg tymosjes. Shkoni në pushim, blini një këmishë apo parfumin e shtrenjtë që e keni dashur gjithmonë, sepse edhe ashtu do të keni më shumë para në xhep.
5. Bëhuni kreativ
Të kesh diçka që e heq vëmendjen është gjithmonë e dobishme, andaj mendoni për diçka që ju mund të bëni në kohën e lirë kur zakonisht tymosni. Për shembull nëse zakonisht tymosni pasi të keni ngrënë drekën, atëherë bëni diçka tjetër, merrni një mollë, lexoni gazetë apo bëni një xhiro në natyrë.
6. Bëjeni vizuale
Shtypni një kalendar dhe vareni diku ku e shihni gjatë tërë kohës, në tavolinën e punës apo tek shtrati. Shënoni me ngjyrë të kuqe nga një X, për çdo ditë të kaluar pa duhan dhe do të ju motivoj në fund, kur të shihni se keni mundur pa të.
7. Duhet të dini se çfarë ju nxitë
Ndonjëherë ka raste, kur papritur ju nxitë diçka që të tymosni. Pas ushqimit, me kafen e mëngjesit apo gjatë bisedës me miq, janë disa nga kohët kur pini duhan. Mirëpo ka raste kur nervozoheni dhe menjëherë vraponi tek pako dhe shkrepësa, për të ndezur një cigare. Mundohuni të evitoni kohët e zakonshme kur keni tymosur dhe rastet e veçanta, siç është rasti i stresit apo nervozes.
8. Ndizeni ndonjëherë
Problemi më i madh tek duhanpirësit është mendimi se ‘më kurrë nuk do të pijë duhan’.
Hiqni nga mendja idenë se më nuk do të ndizni, sepse asgjë nuk ju ndalon. Nëse jeni mësuar që të tymosni kur pini birra apo të ndizni ndërsa jeni në piknik me miq, ju mund ti bëni sërish, apo së paku të mendoni kështu.
Nëse ju frikëson ideja se ‘më nuk do të tymosni’ bindeni vetën se ‘nuk do të tymosni sot, këtë javë apo këtë muaj’ dhe do të shihni se funksionon.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button