LajmeMagazina

Thaçi- Haradinajt: Koha jote ka përfunduar

Hashim Thaçi e quan spektakulare fitoren e PDK’së në zgjedhjet e 8 qershorit dhe thotë se Qeveria e re do të formohet vetëm duke respektuar këtë rezultat.
Kryeministri në largim i quan liderë të përjetshëm disa drejtues të partive të Bllokut, koha e të cilëve sipas tij, ka përfunduar përgjithmonë, e duke aluduar në Ramush Haradinajn më shumë sesa në Albin Kurtin apo Fatmir Limajn.
“Zgjedhjet e 8 qershorit ishin fer, të lira, demokratike dhe transparente. Këto zgjedhje u organizuan për herë të parë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. U shënua sukses historik për shtetin tonë të ri. Institucionet qendrore dhe lokale po shtrinin autoritetin shtetëror në gjithë territorin. Sovrani, populli foli dhe u deklarua lirshëm”, shkroi Thaçi në Facebook.
“Ashtu siç pritej, Partia Demokratike e Kosovës shënoi fitore të pastër, bindëse dhe spektakulare. Por, fat të keq për vendin dhe qytetarët, edhe pesë muaj pas zgjedhjeve, ndërtimi i institucioneve mbahet i bllokuar. Koha kur Kosova qeverisej nga liderë që përjetësisht nuk kanë arritur të fitojnë numra dyshifrorë në zgjedhje të lira, ka mbaruar përgjithmonë”.
“Qeveria e re e vendit do të ndërtohet duke respektuar rezultatin zgjedhor te 8 qershorit dhe duke respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kosovës i duhen institucione stabile, efektive dhe shumë përfshirëse të fokusuar në krijim të vendeve të reja të punës”, deklaroi kreu i PDK’së, Hashim Thaçi.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button