LajmeMagazina

Vuçiq nuk mohon ekzistimin e qendrave paralele antishqiptare në Serbi

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk i urren shqiptarët dhe se shprehët i gatshëm të bisedojë me ta. 
Ai në një intervistë për gazetën serbe “Danas” ka thënë se deri më tani janë arrestuar të gjithë sulmuesit e furrave të shqiptarëve në Serbi.
Duke kujtuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se “Shqipëria e Madhe” nuk është projekt i shqiptarëve, Vuçiq tha se do të dëshironte të besonte në këtë.
I pyetur të flas për incidentin në stadiumin e Partizanit gjatë ndeshjes së futbollit në mes të Serbisë e Shqipërisë, ku janë dëgjuar parulla antishqiptare, Vuçiq ka thënë se “kjo nuk është një gjë e mirë”, por sipas tij, “këto parulla nuk e kanë ndërprerë lojën”, por droni me flamur.
Duke folur për hetimet e incidentit, Vuçiq ka thënë se nuk dëshiron të vërtetojë e as të demantojë nëse vëllai i kryeministrit të Shqipërisë ka qenë i përfshirë në atë. Ai thotë se për këtë duhet pritur përfundimin e hetimeve.
Kryeministri serb ka folur edhe për sulmet mediale që ai së bashku me zyrtarët tjerë serbë i drejtonin kundër shqiptarëve. Mirëpo, ai nuk ka pranuar të thotë se në këto deklarata ka treguar ndonjë urrejtje.
“Unë nuk i urrej shqiptarët dhe jam gjithmonë i gatshëm të flas me ta. Në mesin e tyre ka edhe qytetar shtetas të Serbisë, dhe normalisht gjithmonë do të jem i gatshëm për dialog. Nuk kam treguar urrejtje në asnjë deklaratë”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.
Ai gjithashtu ka treguar se përse i është shtyrë vizita kryeministrit Rama duke thënë se kjo është bërë “për të pasur mundësi për bisedime racionale”.
“Nuk kam dashur që dikush të shkel në krenarinë e serbëve pas incidentit. Pra, nuk mund të thoni se kishte jostabilitet në mes shteteve, dhe menjëherë më pas të thoni se kjo ishte një shala”, ka thënë kryeministri serb.
I pyetur nëse në Serbi ka qendra të pushtetit paralele, pjesë të pareformuara të shërbimeve sekrete të cilëve u pengon normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe Shqipërinë, Vuçiq ka thënë se “nëse them se ekzistojnë, atëherë ndoshta nuk do ta thosha të vërtetën e plotë”, por ka shtuar: “Ne përkujdesemi që të gjitha ato ti mbajmë në sistemin institucional”.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button