FSHF, nëpërmjet një deklarate për shtyp ka njoftuar opinionin publik se nuk mund të bëhet më asgjë për të siguruar akomodimin e mbështetësve të kombëtares në stadiumin e Beogradit.
Tashmë është zyrtare: Serbi-Shqipëri do të luhet pa praninë e tifozëve kuqezi. Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një deklarate për shtyp ka njoftuar opinionin publik se nuk mund të bëhet më asgjë për të siguruar akomodimin e mbështetësve të kombëtares në stadiumin e Beogradit.
“Kombëtarja shqiptare e futbollit do të udhëtojë për në Serbi pa tifozët e saj. Në bazë të rekomandimeve të ardhura nga UEFA, në një letër të mbërritur të shtunën në FSHF, është vendosur që për ndeshjen e 14 tetorit në Beograd të udhetohet pa tifozë. Në të njëjtën mënyrë, do të veprojë edhe Federata Serbe, me tifozët e saj në Elbasan, të cilët gjithashtu s’do të jenë të pranishëm”, -shkruhet në njoftimin e qeverisë së futbollit shqiptar.
Një vendim i pritshëm ky pas këmbënguljes së palës serbe për të mos pranuar tifozë shqiptarë nga kosova apo nga diaspora, të cilët nuk janë pajisur me pasaportë shqiptare. Ky kusht nuk u pranua nga pala shqiptare, e për rrjedhojë, duke marrë në konsideratë edhe rekomandimet e UEFA-s, u vendos që mos të ketë tifozë miq në të dyja përplasjet me Serbinë.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”; google_ad_slot = “5970863453”; google_ad_width = 336; google_ad_height = 280;