MagazinaTech / Shkencë

300 iPhone 6 Plus të shtrembëruar të përmbledhur në një video

Me siguri se ju kujtohet koha kur u lansua iPhone 6 dhe ai 6 Plus, cilat ishin lajmet që përshkuan botën. Po pra, “afera #bendgate”.
Me këtë etiketim, përdoruesit e tij raportonin se si telefoni i tyre i ëndrrave po shtrembërohej shumë lehtë – madje vetëm duke e mbajtur atë në xhep. Por, me gjithë ankesat e shumta që u paraqitën në rrjetet sociale, kompania nga Cupertino, Apple, tha se vetëm 9 përdorues kanë raportuar për një problem të tillë.
Dhe, për çudi, edhe pse pati publicitet të keq që në start, modeli i fundit dhe më i madhi në linjën e iPhone-ve, u prit tejet mirë nga klientët.
E tash, rreth 1 muaj e gjysmë pas lansimit të tij, një përdorues ka vendosur të bëjë një përmbledhje të gjitha ankesave, së paku 300 sosh, të përdoruesve në një video dhe në prapavijë dëgjohet një këngë parodi për këtë telefon.
Se për çfarë saktësisht bëhet fjalë, shikojeni videon në vijim:

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button