Policia mbrëmë në orët e vonshme në fshatin Sumulicë, komuna e Bujanocit ka ndëprerë kontrabandën zinxhirë të emigrantëve të paligjshëm me shtetas afrikano-aziatik me urdhër të zëvendës prokurorit të Prokurorisë publike në Vranjë, duke arrestuar 6 persona të dyshuar.
Gjatë këtij aksioni janë lënduar 2 policë.
Sic njofton policia transmeton presheva.com, policia ka ndaluar 4 vetura (2 automobila, kombi dhe kamion) me targa dhe dokumenta të fallsifikuara, ku janë gjetur 90 persona që kishin hyrë ilegalisht në Serbi nga Maqedonia.
Kamioni ishte drejtuar nga M.P (1979) dhe J.S (1973), ndërsa përkrahje logjistike ka pasë me veturë nga S.M (1972), B.M (1966) dhe J.M (1991).
Gjatë ndalesës së veturës në Vranjë, duke tentuar të ikë, J.M me veturë ka goditur dhe ka lënduar dy policë, ku njëri prej tyre është mbajtur në spital, ndërsa tjetri është liruar për shërim shtëpiak.
Kundër këtyre pesë personave që janë nën dyshim se kanë kryer vepër penale të kalimit të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandë me qenie njerzore është ngritur vepër penale kundër M.P, J.S dhe D.S ndërsa kundër J.M kallëzim penal ndaj sulmit të personit në kryrje të detyrës zyrtare.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;