Policia në qendër të Beogradit, në këndin e rrugës Takovska dhe Svetogorska, ka ndaluar një veturë “BMW” me ngjyrë të zezë dhe targa të Bujanocit, duke arrestuar tre persona, njofton B92.
Komunikacioni në udhëkryqin Takovska-Svetogorska, të enjten, është ndërprerë për gjysmë ore, sa zgjati kontrollimi i policisë.
Televizioni publik i Serbisë (RTS) në faqen zyrtare shkruan se pas një kontrolli rutinë të automjeteve, në përcjellje të dy makinave të policisë, ka nisur “BMW” në drejtim të rrugës “Nëna Jevrosime” (Majka Jevrosime), transmeton Titulli.
Mediumet nga Beogradi nuk kanë dhënë detaje për arsyen e arrestimit si dhe kombësinë e tre të ndaluarve./Titulli.com/
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;