LajmeMagazina

Bujanoc: Familjari ther të riun me thikë!

Sipas kumtesës së lëshuar sot nga Policia në Vranjë, është arrestuar një person i lindur më vitin 1996 nga Bujanoci, nën dyshimin  se mbrëmë me thikë ka ther të afërmin e tij në oborrin e shtëpisë, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Me këtë rast të plagosurit i është dhënë ndihma mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc prej nga është transferuar në Qendrën Shëndetësore në Vranjë ku po mbahet për shërim, raporton Titulli.
Nën autorizimin e Zëvendës Prokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, vëzhgimin në vendin e ngjarjes e kanë bërë zyrtarët nga stacioni policor në Bujanoc.
Kundër të dyshuarit me procedurë të rregullt do të ngritet padi penale në Prokurorinë Publike në Vranjë, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale, dhunë në familje.
Policia nuk ka bërë të njohur kombësinë e të arrestuarit, siç nuk ka kumtuar as identitetin e të plagosurit.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button