LajmeMagazina

Çmenden mediat serbe, i rikthehen titujve anti-shqiptar

Mediat serbe i janë rikthyer gjuhës së ashpër anti-shqiptare duke u shprehur pa rezervë në favor të qeverisë së Aleksander Vuçiqit dhe hapur kundër shqiptarëve.
Nuk janë vetëm tabliodët serbë ata të cilët shkruajnë kundër shqiptarëve por edhe mediat serbe të cilët rregullisht po publikojnë tituj bombastik kundër shqiptarëve e në veçanti ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Kështu, Kurir ka publikuar fotografi nudo të Edi Ramës, të cilat më parë i kishte përdorur edhe Partia Demokratike e Shqipërisë, ndërsa B92 ka cituar media në shqip të cilat vlerësojnë se takimi Rama – Vuçiq është fituar 3:0 në të mirë të kryeministrit shqiptar, duke aluduar në vendimin e UEFA-s për takimin e ndërprerë në mes të Serbisë dhe Shqipërisë më 14 tetor.
Vlerësimi i përgjithshëm i gazetarëve shqiptarë është se “Tirana iu ka thënë nipërve në Beograd se nuk mund të ndajnë vëllezërit dhe se ata duhet ta dinë se Presheva është pjesë e Kosovës ashtu siç mendon e tërë bota”, raporton televizioni serb, B92, transmeton Indeksonline.
Mediat serbe gjithashtu raportojnë se për mediat shqiptare, fotografia e ditës është ajo ku shihet një dron mbi kokën e Edi Ramës, fluturakja e njejtë e cila u përdor në stadiumin e Partizanit në Beograd përmes së cilës u shpalos transparenti me hartën e Shqipërisë Etnike.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button