MagazinaSport

CR7 përdor më shumë produkte kozmetike se unë – thotë një futbolliste

E nominuara për Puskas Award, Stephanie Roche, thotë se nuk është aq mendjemadhe sa Cristiano Ronaldo dhe se portugezi përdor më shumë produkte bukurie se ajo.
Superylli i Real Madridit qe një kohë të gjatë konsiderohet si një futbollist kryelartë dhe mendjemadh.
Siç transmeton Telegrafi, gjatë ditës së hënë, atë e ngacmoi portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, duke thënë se 29-vjeçari pozon me të brendshme. Po ashtu, CR7 ka qenë në shënjestër të gruas së Mats Hummels, Cathy Fischer, e cila e ka përqeshur për mungesën e qimeve në trup.
Dhe tash Roche, e cila luan për ekipin e femrave të Irlandës dhe është nominuar për golin më të bukur të vitit nga FIFA, e ka akuzuar Ronaldon se ka më shumë produkte bukurie sa 25-vjeçarja.
“Nuk mendoj se jam mendjemadhe sa Ronaldo. Ai ka më shumë produkte bukurie se unë në çantën e tij të tualetit”, ka deklaruar Roche për ESPN Brasil.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button