Një adoleshente kanadeze, e cila drejtonte një rreth të “sofistikuar” të prostitucionit, është dënuar me gjashtë vite e gjysmë burg.
Kailey Oliver-Machado mashtronte vajzat që ishin të moshës 13-15 vjeçe, duke i ftuar që të shkojnë në shtëpinë e saj për të kaluar natën.
Së bashku me dy vajza të tjera, ajo i dërgonte vajzat nëpër dhoma të veçanta, ku i zhvishte dhe i torturonte, ndërsa më pas i detyronte që të kryejnë marrëdhënie seksuale me klientët që prisnin.
Vajzat kërcënoheshin se fotografitë dhe videot e tyre, ku ato shihen të zhveshura, do të postoheshin në internet. Adoleshentja i gjente viktimat në rrjetet sociale, ku kishte krijuar edhe një llogari që klientët të bënin rezervime.
Oliver-Machado dhe dy vajza të tjera, emri i të cilave nuk mund të bëhet i ditur shkaku i moshës, janë zbuluar nga autoritet e Otavës në Kanada, ku edhe janë arrestuar.
Mbi vajzat rëndojnë 27 akuza, përfshirë trafikimin me njerëz, përdhunim dhe realizim të pornografisë me fëmijë.
Veprimtaria e saj është cilësuar si ‘shumë e sofistikuar’ sepse ajo ka arritur që të mos zbulohet për një kohë të gjatë.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;