Në natën e katërt të festivalit tradicional tashmë të 11, në Preshevë do të shfaqet teatri “Dodonda” nga Prishtina me komedinë “Trangullat”.
Jahi Jahiu është autori i tekstit të shfaqjes, përmes së cilës dalin në pah realitetet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës çdo ditë.
Kjo shfaqja ka një ekip në përbërje të katër aktorëve të rinj, por të dëshmuar, që janë: Muhamet Arifi, Mirsad Ferati, Burim Koprani dhe Florentina Ademi.
“Trangullat” është një komedi shqiptare, me autor shqiptar, qe merret me problemet tona të cilat i kemi vuajtur dhe vazhdojmë t’i vuajmë, sepse personazhe janë të njohura për ne, kemi dëgjuar për ta, apo mbase kemi pasë punë me të njëjtit.
Regjisori i kësaj komedie, Agim Selimi, ka thënë se shfaqja ka një humor thumbues, ku autori i ka skalitur shumë mirë personazhet, duke trajtuar realitetin tonë shoqëror.Sipas tij, “Trangullat” përcjell mesazh të madh, duke shtuar se “është koha kur nëpërmjet humorit t’i shpërfaqim deformimet shoqërore, të cilat ndodhin në shoqërinë tonë”.
“Mendoj se kjo është një komedi që nuk mund të gjendet në dramaturgjinë tonë kombëtare”, ka thënë Selimi.
Fahredin Spahija, që ka konceptuar aspektin vizual të shfaqjes, thotë se punën ia kanë lehtësuar aktorët, përmes lojës së tyre dhe mesazhit të tekstit dramatik.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;