Kamerat e sigurisë në burgun e Quebec-ut të Kanadasë kanë xhiruar një arratisje spektakolare të tre kriminelëve, të cilët ikën nga burgu me një helikopter që aterroi në oborrin e burgut.
Arratisja ishte padyshim mirë e planifikuar dhe e organizuar shkëlqyeshëm, pasi që për Iva Denis (35), Denis Lefebvre (53) dhe Serge Pomerleau (55), në oborrin e burgut u ul një helikopter.
Kjo ikje spektakolare ka ndodhur në qershor të këtij viti, por videoja vetëm tani është bërë publike.
Megjithatë, të tre burrat nuk kanë qëndruar gjatë në liri. Vetëm dy javë më vonë, policia kanadeze i ka gjetur dhe i ka kthyer prapa grilave të burgut.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;