Prej ditës së djeshme rrjeti social Facebook ka shtuar zyrtarisht një ikonë të re. Bëhet fjalë për një ikonë lumturie që ka të bëjë me shqiptarët dhe quhet: “i lumtur që ndihem shqiptar”. Padyshim që ky fakt ka bërë të ndihen mirë miliona shqiptarë që e përdorin Facebook –un. Por nga ana tjetër ka shkaktuar një reagim të ashpër të mediave serbe. Lapsi.al sjell reagimin e gazetës Telegraf.rs. Ajo e konsideron këtë si skandal. E quan një gabim gjuhësor dhe thotë se mbetet të shihet reagimi që do të shkaktojë në Serbi e Kosovë. Po ashtu thotë se do të ishte mirë që Facebook të jepte një shpjegim se çfarë do të thotë “të ndihesh shqiptar”. Edhe mediat ruse e kanë quajtur këtë fakt si skandal. Por teksa rusët e serbët duket se po çmenden, në Shqipëri e Kosovë shqiptarët kanë nisur ta vendosin këtë risi si status në faqet e tyre të Facebook -ut. Emocioni “i lumtur që ndihem shqiptar” mund të gjendet lehtësisht tek ikonat poshtë hapësirës ku shkruhen statuset dhe është i pari që del në radhë, sapo të klikosh mbi të.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;