Sllavisha Petkoviq ne një rrëfim personal pohon se gjatë një interviste për të përditshmen “Kosova Sot” në Prishtinë, një muaj më parë, atij i janë ofruar para që të “dëshmonte” lidhjet e Drejtorit të Televizionit Klan Kosova, Baton Haxhiut, me Sigurimin Serb.
“Para rreth një muaji një gazetare e gazetës ‘Kosova Sot’ (Etleva Skonja) dhe një koleg i saj (Sylë Ahmeti) më thirrën në telefon dhe kërkuan intervistë nga unë. Unë, duke menduar që tema do të jetë pikërisht situata politike në Kosovë dhe aferat e dyshimit për korrupsion në EULEX, pasi unë isha vetë subjekt i Prokurorisë së EULEX, u dakordova për intervistë. Mirëpo, kur ka filluar intervista, kuptova se ata interesoheshin vetem per nje person, Baton Haxhiun, Drejtor i Televizionit Klan Kosova”, thotë Petkoviq.
Ai shprehet të jetë habitur kur i janë drejtuar pyetje, e pastaj edhe i janë ofruar para, në mënyrë që të “dëshmonte” për lidhjet e Baton Haxhiut me Sigurimin Serb.
“Unë me Baton Haxhiun as nuk jemi miq, e as nuk kemi pirë kafe ndonjëherë. Gazetarja insistoi në pyetjen ‘A kam unë njohuri, ose do të ishte mirë që të posedoja ndonjë dëshmi, dokument, me të cilin do të provohej që Baton Haxhiu është bashkëpunëtor i Sigurimit Sekret Serb’. Ajo (gazetarja) pohoi, lidhur me këtë, se dikush është i gatshëm që të më ofrojë shumë të caktuar parash (me dore kapi një shami letre e vuri ne tavolinë dhe më tha ‘vetëm shkruaje shumën’) nëse unë do të konfirmoja ose te siguroja ndonjë dokumente që dëshmon se Baton Haxhiu është bashkëpunëtor i Sigurimit Sekret Serb”.
“Ajo (gazetarja) gjithashtu ka insistuar në pyetjen a më ka shantazhuar Baton Haxhiu në kohën kur kam qenë Ministër, duke pohuar se Baton Haxhiu është i tillë dhe se merret me shantazhe për t’u kërkuar pastaj para njerëzve. Ajo, bile, ka pohuar se ka dëshmitarë që kanë deponuar deklarata në EULEX për shantazhe dhe se EULEX shumë shpejt do ta arrestojë”.
“Unë mbeta i shtangur me këto pyetje dhe konstatime të saj. Kam thënë se as nuk di, as nuk me intereson kush është e as kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit Sekret Serb, e më së paku në jetë më intereson Baton Haxhiu”, pohon Petkoviq.
Ai zbulon se intervista nuk është botuar, ndërkohë që paraprakisht kishte kërkuar ta autorizonte me shkrim botimin e saj, meqë ishte e incizuar.
Por, a mund ta dëshmojë këtë që thotë Sllavisha Petkoviq, duke qenë se përbën një akuzë të rëndë për një medium?
“Është pak qesharake që i intervistuari duhet të dëshmojë se një medium, në këtë rast ‘Kosova Sot’, me ka thirrur për intervistë. Sidoqoftë, dëshmi është vetë gazetarja dhe kolegu i saj që më kanë intervistuar. Intervistën e kam dhënë në restorantin ‘Etno Kuca’ në Graçanicë dhe kjo është e tëra që mund të them”, thotë Petkoviq.
Sllavisha Petkoviq ka qene minister i kthimit te serbeve ne vitet e qeverisjes Rugova -Haradinaj.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;