Nëse ke një pronë të hipotekuar dhe me dokumente të rregullta, ky fakt nuk e pengon policinë e shtetit të dhunojë pronarin e ligjshëm dhe të konfiskojë pronën. Ideja që policia mbron qytetarët dhe pronën e tyre në Shqipëri nuk ekziston.
Rasti konkret i përket shtetasit Shefqet Mata. Ky i fundit në bazë të një marrëveshjeje noteriale mes tij dhe firmës së ndërtimit “Kristi” SHPK do të përfitonte mbi 30për qind të objektit që do të ndërtohej në pronën e tij. Në këtë përqindje Mata përfitonte edhe një dyqan. Firma e ndërtimin këtë dyqan ia shet një pale të tretë, shtetases Adelina Muhametaj, e cila pretendon të jetë pronarja e ligjshme e pronës.
Kjo e fundit hedh në gjyq pronarin e tokës Shefqet Matën. Shkalla e parë rrëzon padinë ndaj Matës pasi në hipotekën e Tiranës rezulton shtetasi Mata si pronar i ligjshëm i dyqanit.
Çështja kalon në gjykatën e apelit. Ditën që do të jepej vendimi i prerë i çështjes, përmbarimi i shoqëruar nga policia e shtetit, pa asnjë urdhër vendimi, dhunon pronarin e ligjshëm dhe familjarët e tij.
Pamjet janë vërtetë shokuese ku duket qartë dhuna agresive e policisë së shtetit ndaj pronarit të ligjshëm të pronës dhe familjarëve të tij.
E gjithë ngjarja është e filmuar nga media e cila edhe kjo e fundit nuk i ka shpëtuar dhunës së uniformave blu. Pak minutave pas ngjarjes brutale, gjykata e Apelit jep formën e prerë të çështjes ku deklaron se prona i përket shtetasit Shefqet Mata dhe përmbarimi ka vepruar pa asnjë urdhër zbatimi duke kapërcyer kompetencat e tij, pra shpërdorim detyre.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;