LajmeMagazina

Ja tetë kushtet e BE-së ndaj Beogradit!

Zyrtarët evropianë presin ndryshime të mëdha nga Serbia përpara se të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, ndërsa çështja më e rëndësishme ka të bëjë me Kosovën. BE-ja i ka ‘vënë’ tetë kushte Beogradit, kur është fjala për Kosovën.
Zbatimi i plotë i marrëveshjes së Brukselit varet kur Bashkimi Evropian do të hapë kapitullin e parë në negociatat me Serbinë, shkruan gazeta Blic.
BE-ja pret që të përfundohet hartimi i statutit së Bashkësisë së komunave serbe. Gjithashtu, Beogradi duhet të zbatojë të gjithë marrëveshjet me Prishtinën në fushën e telekomunikacionit, energjisë, ndërtimin e vendkalimet të përhershme kufitare.
Kushtet janë:
1. Draft statuti i Bashkësisë së komunave serbe
2. Zbatimi i marrëveshjes për telefoninë – kodi telefonik i Kosovës
3. Zbatimi i marrëveshjeve së arritur për energjinë
4. Ndërtimi i kalimeve të përhershme kufitare në mes të Serbisë dhe Kosovës
5. Bllokimi i kalimeve të paligjshme, kontrabandës
6. Njohja e pasaportave të Kosovës në kufijtë e Serbisë
7. Pjesëmarrja e Prishtinës në të gjitha bashkëpunimet rajonale
8. Rregullimi i Parkut të Paqes në veri të Mitrovicës

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button