MagazinaShëndetësi
Karotat, ideale kunder kancerit te gjirit
Për karotat flitet sa herë afrohet stina e ngrohtë. Efektet e tyre pozitive në nxirjen e lëkurës janë të njohura nga të gjithë. Por kësaj radhe, do të ndalemi te një tjetër “sekret” i karotave.
Përveçse janë të shijshme, ato ndihmojnë organizmin nga sëmundjet, një prej të cilave është edhe tumori në gji. Ekspertët thonë se karotenoidet janë efektive në uljen e incidencës së kancerit, madje i këshillojnë ato sidomos gjatë periudhës së menopauzës.
Në mënyrë të veçantë, vitamina A, karoten, karoten dhe luteina janë aleatë shumë të fortë të organizmit në parandalimin e sëmundjeve.
Mjekët këshillojnë që karotat të konsumohen të paktën tri herë në javë: dy herë të pjekura dhe një herë ashtu siç janë, pa i gatuar, pasi kjo rregullon fluksin e hormoneve estrogjen. Kërkimet e kryera vitet e fundit kanë treguar për një rrezik të prekjes nga kanceri i gjirit, i cili reduktohet me 17 për qind në rastet e femrave që konsumojnë rregullisht karota. Përfundimet kanë dalë nga një vëzhgim i kryer tek 6 mijë femra.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;