LajmeMagazina

KEK-u dhe Serbia lënë Kosovën pa rrymë

Qytetarët e Kosovës, të hënën, janë përballur me reduktime të ashpra të energjisë elektrike. Gjatë pjesës më të madhe të ditës në shumë pjesë të Kosovës nuk ka pasur rrymë.
Reduktime ka pasur edhe në Prishtinë, për dallim nga herët e tjera kur KEDS-i e kursen kryeqytetin nga reduktimet për shkak të koncentrimit të madh të qytetarëve. Fajtor për këto reduktime, përveç rënies së njësisë B1, është mosimplementimi i marrëveshjes së nënshkruar në mes të KOSTT-it dhe operatorit serb të transmisionit, EMS.
Në komunikatën e lëshuar nga KEDS-i thuhet se për shkak të rënies së njësisë B1, e cila prodhon 250 megavatë dhe pamundësisë për të importuar energji elektrike do të ketë reduktime më të mëdha të energjisë elektrike. Edmond Nulleshi, shef i shërbimeve në KEK ka thënë se njësia B1 është ndalur nga puna të dielën në orën 23:00.
Thotë se KEDS-i është njoftuar me kohë për këtë ndalje. Ai ka thënë se punimet për rikthimin në punë janë duke vazhduar dhe se pritet që e njëjta të kthehet në punë të hënën në orët e mbrëmjes.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button