LajmeMagazina

Meka dhe Medina, dy qytetet më të ndriçuara në rruzullin tokësor

Meka dhe Medina janë dy qytetet më të ndriçuara në rruzullin tokësor. Kështu ka thwnw kozmonauti rus, Anatoli Ivanichen, i cili gjatë një interviste për gazetën “El Bejan” të Emirateve të Bashkuara ka zbuluar fenomenin në fjalë.
Gjatë intervistës Ivanichen mes të tjerash është shprehur:
“U përpoqëm që të merrnim foto nga hapësira të disa qyteteve që janë të njohura për ndriçimin e tyre, siç është Parisi, disa zona të Europës dhe Amerikës Veriore, por pamjet ishin të paqarta kur u kapën. Më vonë, ne bashkë me ekuipazhin vendosëm që anijen ta drejtonim drejt Gadishullit Arabik për të parë nëse do të ishte e mundur që të siguronim pamje të tjera nga hapësira. U befasuam kur pamë dy qytete plotësisht të ndriçuara pamjet e të cilave dalloheshin qartë. Pasi kishim përcaktuar vendet dhe kishim marrë pamjet e para në mënyrë që të bënin verifikimin e tyre, befasia jonë u shtua akoma më tepër kur morëm vesh se fotot e realizuara i përkisnin pikërisht Mekës dhe Medinës”.
“Zona tek e cila kishim fokusuar thjerrëzat tona të cilësisë së lartë ende nuk i kishin arritur rrezet e diellit, por edhe përkundër kësaj, ne arritëm të marrim disa foto që ishin tepër të qarta dhe pamjet e tyre ishin mjaft të bukura”, citohet të jetë shprehur në vijim të rrëfimit të tij për gazetën shkencëtari rus Anatoli Ivanichen.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button