Frikën nga bombat e granatat e luftës u desh t’i harrojë për të mbajtur fjalën që kishte dhënë. Betimi i Hipokratit e dërgoi doktoreshën Zylfije Bajramin në malet e Ferizajt për të ndihmuar civilët e ushtarët e UÇK-së
“Jemi tut kaniherë, po asht dashtë me shku n`mal me ju ndihmu”, thotë Bajrami, specialiste e mjekësisë familjare nga Ferizaj.
Ajo, bashkë me ekipin në të cilin kishte edhe mjekë serbë, asnjëherë nuk hezituan t`u ndihmojnë luftëtarëve të UÇK-së.
“Edhe atyne ju kemi ndihmu”, thotë ajo për Klan Kosova.
Doktoreshën e pengon fakti që njerëzit e komunitetit të saj, në kohë lufte, mbanin anë kah të mundnin , shkaku i frikës e kushteve financiare.
“Ishin të pa shkollum”, thotë mjekja.
Tani ajo jeton e punon në Ferizaj, ndërsa thekson se asnjëri pacient që njohu në luftë nuk e ka harruar ndihmën e saj dhe se vazhdojnë ta vizitojnë ende. Disa prej tyre janë tani edhe invalid të luftës.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;