Namazi i Xhumasë u falë për herë të parë në Katedralen Kombëtare, një kishë historike e krishterë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Washnington.
Në një kënd të Katedrales Kombëtare të Uashingtonit, disa qindra besimtarë muslimanë dhe mysafirë të tjerë të ftuar u mblodhën të premten pasdite për lutjen javore, namazin e xhumasë, në vendin e shenjtë të krishterë, dhe për të dëgjuar thirrjet për unitet nga udhëheqësit e të dy besimeve, përkundër dhunës së ekstremistëve dhe urrejtjes.
Thirrja për namaz në gjuhën arabe bëri jehonë në mesin e harqeve të katedrales me gur, pastaj një predikim i pasionuar nga Ibrahim Resul, një dijetar mysliman, i cili është ambasadori i Afrikës së Jugut në Shtetet e Bashkuaratë të Amerikës. Ambasadori, Ibrahim Resuli, u bëri thirrje muslimanëve, të krishterëve dhe të tjerëve që të bashkohen dhe të bëjnë “kauzë të përbashkët” luftën kundër ekstremistëve të cilët e përvetësojnë Islamin.
“Ne kemi ardhur në këtë katedrale me ndjeshmëri dhe përulësi, por fort të vetëdijshëm se kjo nuk është një kohë për retorikë, sepse shkatërrimet po kërcënojnë botën,” tha Imami Ibrahim Resull. “Sfida për ne sot, është për të rindërtuar një rrugë të mesme të njerëzve të mirë ekzistenca e të cilëve kërcënohet nga ekstremizmi. ”
Kjo ngjarje ishte e mbyllur për publikun, dhe ka pasur siguri të madhe. Organizatorët nga disa zona të institucioneve muslimane thanë se ka patur shqetësime në lidhje me sigurinë dhe kërcënimet, pasi ngjarja u publikua dhe se ata dhe zyrtarët e katedrales donin ta kufizojnë tubimin në një grup të vogël dhe të përzgjedhur.
Pas ceremonisë, e cila zgjati një orë, drejtpërdrejt ajo u transmetua nga disa kanale televizive në gjuhën arabe, pastaj mysafirët u shërbyen me lëngje dhe ëmbëlsira. Mysafirët, një përzierje e njerëzve të zgjedhur, që përfaqësonin xhamitë lokale, kishat dhe sinagogat. Shumë prej tyre dukeshin të kënaqur nga shërbimi, disa thanë se ata shpresonin se mesazhi do të arrijë tek muslimanët dhe të tjerët në Lindjen e Mesme e shkatërruar nga lufta.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;