LajmeMagazina

Nëse nuk do të lejohej që Rama të shkonte në Preshevë, do të ishte anuluar vizita në Serbi

Shkëlzen Maliqi, këshilltar i kryeministrit shqiptar për Rajonin ka theksuar se vizita e kryeministrit Edi Rama në Beograd do të thyejë akullin mes dy vendeve ndërsa bën të ditur se për këtë vizitë është punuar për gati një vit.
“Ekipet kanë punuar intensivisht këto ditët e fundit për vizitën, janë përgatitur deri në detaje ndërsa është punuar për gati një vit”, tregon Maliqi.
Sipas tij, pritet që vizita të thyej akullin mes dy vendeve edhe pse shton se ekziston frika se mos mesazhet e Ramës do të jenë të papëlqyeshme për Serbinë.
“Rama nuk është ndonjë eksponent i ekstremizmit që ata të frikësohen. Ata kanë frikë për çështjen e sigurisë, e sidomos në Preshevë. Nuk pres shumë, do të nënshkruhen disa marrëveshje protokollare. Më shumë është për të thyer akullin. Ka qenë anomali ajo që ka ndodhur që për 70 vjet të mos ketë këso marrëdhëniesh të nivelit të lartë. Duhet që kjo të tejkalohet”, deklaroi këshilltari i Ramës për rajonin, njofton ATSH.
Për sa i përket vizitës së Ramës në Preshevë, Shkëlzen Maliqi tha se nëse nuk do të lejohej që kryeministri shqiptar të shkonte aty, do të ishte anuluar vizita në Serbi.
“Presheva ka qenë prezente që nga fillimi i përgatitjeve. Nuk do të realizohej vizita nëse nuk do të ishte kjo ndalesë. Është një pjesë e politikës që ka kryeministri Rama për rajonin, atje ku ka shqiptarë për t’i bërë pjesë e integrimit. Do të bisedohet çështja e të drejtave të shqiptarëve të Preshevës. Ka shumë marrëveshje që nuk janë realizuar, shqiptarët në Luginë nuk ndihen të sigurt dhe nuk kanë të gjitha të drejtat që iu takojnë. Në Beograd do bëhet një lloj avokature për të drejtat e tyre”, deklaroi Maliqi.
Sa i përket çështjes së Kosovës, ai tha se kryeministri Rama do të kërkojë në një farë mënyre njohjen e pavarësisë.
Ndërsa për takimin me presidentin serb, Tomislav Nikoliç, Maliqi tha se nuk ka qenë dëshirë e të dy palëve. 

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button