MagazinaTech / Shkencë
Nis prodhimi i serisë BMW 2 kabrio
Kompania gjermane e veturave, BMW, ka nisur prodhimin e serisë BMW 2 kabrio në fabrikën e kompanisë në Leipzig.
Seria BMW 2 do të zëvendësojë serinë e parë të kabriove të BMW-së dhe do të vijë me modelet 220d, 220i, 228i dhe 228ixDrive si dhe në më të njohurin, M235i.
Këto modele mbesin me specifika identike me modelet standarde.
BMW 228i ka 240 kuajfuqi dhe vjen me motor prej katër cilindrave 2.0 litër. Ajo arrin shpejtësinë prej 100 kilometrave në orë për 5.7 sekonda dhe ka transmision automatik prej tetë shpejtësive.
Sa i përket BMW M235i kabrio, ajo ka 320 kuajfuqi dhe vjen me transmision manual prej gjashtë shpejtësive. Shpejtësinë prej 100 kilometrave në orë BMW M235i kabrio e arrinë për 4.8 sekonda, ndërsa atë maksimale e ka 250 km/ orë.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;