LajmeMagazina

Për një vit u shkurorëzuan rreth 1000 kosovarë

Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 62.1 për qind, pastaj vijnë me dy fëmijë me 14.0 për qind dhe me një fëmijë me 11.3 për qind
Më shumë se një mijë (1000) qytetarë të Kosovës i kanë dhënë fund lidhjeve bashkëshortore, duke u ndarë nëpërmjet gjykatës. Kështu thuhet në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) lidhur me statistikat e shkurorëzimeve në Kosovë për vitin 2013.
Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2013 nga Gjykatat Themelore të Kosovës, ku janë grumbulluar gjithsej 1040 fleta statistikore për shkurorëzime.
Këto të dhëna, sipas ESK-së, tregojnë se në Kosovë në vitin 2013 janë shkurorëzuar 1040 qifte bashkëshortore, ku 85.9 për qind e të shkurorëzuarve janë femra me përkatësi etnike shqiptare, kurse 95.5 për qind anë meshkuj të përkatësisë etnike shqiptare.
Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominon viti i parë me 12.5 për qind, kurse më shumë se një vit dhe viti i dytë është 10.8 për qind e të shkurorëzuarve etj.
“Shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë femrat e moshës 25-29 vjeçare me 239 shkurorëzime ose 23.0 për qind dhe te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 257 ose 24.7 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së.
Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme, numri i femrave të kësaj kategorie është 554 ose 53.3 për qind, kurse e meshkujve 615 ose 59.1 për qind. Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 62.1 për qind, pastaj vijnë me dy fëmijë me 14.0 për qind dhe me një fëmijë me 11.3 për qind.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button