LajmeMagazina

Përmes Serbisë ikin nga Kosova: Shesin shtëpitë, marrin borxhe e kredi që të dalin në Perëndim

Gjatë 48 orëve të fundit, qindra banorë të Ferizajt janë larguar nga Kosova, duke marrë fillimisht rrugën për Hungari përmes Serbisë, raporton portali lokal Ferizajpress.
Qindra qytetarë mblidhen afër një pompe benzine në magjistralen Ferizaj-Prishtinë dhe aty futen në autobusë për të marrë rrugën për Bashkimin Evropian.
Raporti thotë se të gjithë këta kosovarë paguajnë shifra shumë të mëdha që të shkojnë fillimisht në Bujanoc, Beograd e Suboticë, e më pas që të arrijnë deri në Horgosh të Hungarisë.
Shumica prej këtyre qytetarëve bëjnë shpenzime të jashtëzakonshme, duke shitur shtëpitë e tyre, duke hyrë në borxhe të thella e duke marrë kredi nga banka të ndryshme.
Mirëpo, ka edhe nga ata të nuk janë në gjendje të paguajnë për shpenzime të tjera shtesë, sepse shpeshherë ndodh që të bien pre e grackave të individëve të pandërgjegjshëm. Ndërsa, nuk përjashtohen edhe rastet kur gjatë përpjekjeve për të kaluar ilegalisht zonën kufitare të shtetit të Hungarisë, qytetarët bien në duart e autoriteteve doganore dhe policore hungareze e më pas detyrohen të vuajnë edhe dënime me burg.
Sidoqoftë, nga periferia e Ferizajt, përmes autobusëve të linjës Prishtinë-Beograd qytetarët tentojnë të migrojnë në shtetet perëndimore, ndërsa shoferi i autobusit thotë se këtë linjë e mban në vazhdimësi dhe se autobusët janë të stërmbushur. 

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button