LajmeMagazina

Personat e zhdukur: Kosova nesër në Beograd kërkesë për gërmime të reja

Nesër në Beograd, delegacioni i Kosovës në kuadër të Grupit për Persona të Zhdukur, do të takohet me delegacionin e Serbisë, ku ndër të tjera do të paraqitet kërkesa për fillimin e gërmimeve në lokacione të reja në rajonin e Rashkës. 
Delegacioni i Kosovës në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, nën udhëheqjen e Kryetarit, Prof.dr. Pajazit Nushi, ka udhëtuar për në Beogard me qëllim të pjesëmarrjes në seancën e Grupit Punues, ku do të jetë i pranishëm edhe delegacioni i Serbisë. 
Sipas Udhëheqësit të Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, me të cilin ka folur lajmi.net, edhe në këtë takim, i cili pritet të mbahet nesër, delegacioni kosovarë do të mbajë në agjendë ‘rastin e Rashkës’, ku do të parashtrojë kerkesën për vazhdim të gërmimeve vlerësuese edhe në lokacione tjera të shënjuara në regjionin e Rashkës
“Po ashtu duke iu referuar Propozim Rendit të Ditës, dhe në bazë të praktikave, meqë takimi mbahet në fund të vitit, paraqitet edhe një përmbledhje mbi punën dhe angazhimin e institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Gara. 
Meqë takimi do të jetë publik të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit e familjeve të personave të zhdukur të Kosovës. 
Me këtë rast, Përfaqësuesi i Shoqatave Familjare në Komision, Bajram Qerkinaj i cili do të jetë i pranishëm gjatë takimit, duke folur për lajmi.net, ka vlerësuar mbajtjen e këtij takimi, duke paraqitur nevojën dhe kërkesën e familjareve për rezultate konkrete. 

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button