Ilir Sadriu, anëtari i Këshillit organizativ nga Komuna e Preshevës ekskluzivisht për “Lajm” ka folur rreth organizimit të vizitës së kryeministrit shqiptar. Sadriu ishte edhe njëri ndër të arrestuarit një natë para vizitës historike, në lidhje me organizimin e pritjes së kryeministrit
Organizimi i pritjes madhështore të kryeministrit Edi Rama në Preshevë kaloi në atmosferën më të mirë të mundshme. Kryeministri shqiptar, i cili nisi rilindjen brenda Shqipërisë, ka dalë jashtë kufijve amë për të rilindur shpresën e shqiptarëve që janë të diskriminuar në shtetet tjera Ballkanike, konkretisht në Republikën e Serbisë.
Komuna e Preshevës me rastin e pritjes së kryeministrit të Republikës së Shqipërisë , z. Edi Rama, kishte themeluar këshill organizativ që do të merrej me organizimin e kësaj vizite
Ilir Sadriu, anëtari i Këshillit organizativ nga Komuna e Preshevës ekskluzivisht për “Lajm” ka folur rreth organizimit të vizitës së kryeministrit shqiptar. Sadriu ishte edhe njëri ndër të arrestuarit një natë para vizitës historike, në lidhje me organizimin e pritjes së kryeministrit.
“Kishim marrë të gjitha masat duke përfshi promovimin e vizitës përmes billbordeve, spoteve, mjeteve lokale të informimit, përderisa me ndërmarrjet publike jemi përkujdesur që rrugët dhe lokacionet tjera të sigurohen për kalim të lirë të qytetarëve dhe mjeteve të komunikacionit. Në ditët e fundit, pjesë e përbashkët e organizimit ishin edhe përfaqësuesit e qeverisë së Shqipërisë, konkretisht Ministrisë së punëve të jashtme, me të cilët bashkërisht kemi bërë organizimin e pritjes në komunën e Preshevës” ka thënë për “Lajm”, Sadriu.
Agjenda e vizitës se kryeministrit Rama nuk është lejuar të bëhet ashtu siç kishte paraparë këshilli organizativ i Preshevës. Ata kishin paraparë që kryeministri t’iu drejtohet me fjalim rasti qytetarëve në oborrin e Shtëpisë së kulturës.
“Zyrtarët serb nuk kanë lejuar që fjalimi të mbahej para masës. Megjithatë mendoj se është një e arritur e madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë në Luginë të Preshevës, njëherit edhe një kënaqësi e veçantë që arritëm ta shpallim kryeministrin Shqiptar si qytetar nderi të komunës së Preshevës”, ka theksuar për “Lajm” Sadriu.
Pjesë e organizimit ishte edhe vendosja e flamujve kombëtar përgjatë rrugës ku do të kalonte eskorta e automjeteve të kryeministrit Rama, ku këshilli organizativ kishte angazhuar një kompani private, e cila ishte e kontraktuar nga ana e komunës së Preshevës për mirëmbajtjen e ndriçimit publik. Po nga e njëjta kompani këshilli kishte kërkuar që t’i vendoste flamujt kombëtarë në shtyllat elektrike të ndriçimit publik.
Ilir Sadriu tregon se gjatë vendosjes se flamujve nga ana e kompanisë, policia serbe i ka ndaluar punonjësit dhe së bashku me mjetin transportues të njëjtit i ka dërguar në stacionin policor në Preshevë ku për 3 orë rresht janë mbajtur në bisedë informative.
“Në ndërkohë në cilësinë e anëtarit të këshillit organizativ nga ana e policisë më është bërë ftesë për bisedë informative lidhur me procedurë para hetimore për shkak të shkaktimit të veprës penale me rastin e vendosjes së flamujve kombëtar të Republikës së Shqipërisë. Biseda ka zgjatur rreth një ore në stacionin policor ku më pastaj jam liruar ndërsa lënda me gjasë do të trajtohet në gjykatën themelore të Vrajës,” thotë për “Lajm” Sadriu
Ai vlerëson se kjo është edhe një dëshmi se qytetarëve shqiptarë në Luginë të Preshevës iu mohohet e drejta që ta shprehin lirshëm identitetin e vet kombëtar, ndërsa ky primitivizëm u bë edhe në saje të pritjes së mysafirit të ftuar nga vet qeveria e Republikës së Serbisë.
Nga opinioni këto arrestime një ditë para vizitës së Ramës janë vlerësuar si presion ndaj qytetarëve preshevarë për shkak pritjes madhështore që po i organizohej kryeministrit shqiptar.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;