LajmeMagazina

Pranimi i praktikantëve nga Lugina në institucionet shtetërore

Konkursi për praktikantë të pjesëtarëve të rinj të pakicës kombëtare shqiptare, boshnjake dhe rome në institucionet shtetërore të Serbisë është mbyllur të hënën. Sipas drejtoreshës së Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Suzana Paunoviq, për këtë vit të katërt me radhë 10 ose 11 praktikantë të rinj do të mund të njihen me punën në administratën shtetërore.
“Programi i mbajtjes së praktikës implementohet për të katërtin vit me radhë, ndërsa deri më sot përmes këtij programi kanë kaluar 40 të rinj. Këtë vit, sipas të gjitha gjasave presim 10 apo 11 praktikantë”, ka thënë Paunoviq, raporton Tanjug.
Siç ka shpjeguar, në kuadër të programit pjesëtarët e pakicave kombëtare e kanë rastin që të kryejnë praktikën në administratën shtetërore, që përfshinë, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Ministrinë e Kulturës, Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave si dhe në Trupin Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, transmeton Titulli.
“Tani do të na bashkohet edhe Ministria e Shëndetësisë, ekipi për luftimin e varfërisë, Zyra për bashkëpunim me shoqëritë civile. Këta të gjithë janë partnerët tanë të cilët janë të përgatitur për të pranuar praktikantët, ti sigurojnë mentor, t’i japin hapësirën e nevojshme, dhe ajo që është më me rëndësi, ti mësojnë punën”, ka thënë Paunoviq, transmeton Titulli.
Sipas fjalëve të saj, praktikantët do të kalojnë gjashtë muaj në praktikë duke marrë edhe pagë, ndërsa do të kenë të siguruar edhe banesën në Beograd. Ajo ka nënvizuar se program i praktikës është hapur për studentët që janë në vitin e fundit të studimeve në fakultete të drejtimeve shoqërore, por edhe për studentët që kanë përfunduar studimet.
“Është me rëndësi që praktikantët të jenë shtetas të Serbisë që i përkasin pakicës kombëtare shqiptare, boshnjake dhe rome”, ka thënë Paunoviq.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button