Kryeministri shqiptar, Edi Rama e ka quajtur marrëzi idenë e shkëmbimit të territoreve në mes të Luginës së Preshevës dhe Veriut të Mitrovicës. Ai ka thënë se kjo është një ide e shekullit të kaluar dhe mentalitet i vjetër.
Duke folur në emisionin “Top Story” Rama ka thënë se njerëzit dhe vendet duhet të shikojnë se si të bashkëpunojnë edhe me kombësitë të tjera që janë në vendet e tyre,e jo të provojnë të ndahen të gjitha ato zona që nuk janë si shumica.
“Shkëmbimi i territoreve mentalitet i vjetër. Kjo është marrëzi pasi që Ballkani është shumë i ndërthurur me nacionalitete dhe po t’i hysh kështu nuk del Evropë e as SHBA, po diçka shumë prapa në kohë. Pranimi i tjerëve duhet të jetë vlerë që na bashkon”, ka deklaruar Rama.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se do të ishte e pakuptimtë nëse një kryeministër i Shqipërisë do të shkonte në Serbi 16 vjet pas luftës në Kosovë dhe të mos fliste për Kosovën.
Ai thotë se e ka ndihmuar Serbinë me kërkesën për njohjen e Kosovës e nuk e ka provokuar.
“Është ndihmë për Serbinë, nuk është provokim. Sa më shpejt që ata ta njohin është aq më mirë për ta. Nga ana tjetër, besoj se ata vet janë të vetëdijshëm që ky proces është i pakthyeshëm. Por kapërcimi i vetvetes kërkon një kurajo”, ka thënë Edi Rama.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, thotë se nuk ka pasur asnjë presion nga perëndimi për takimin e tij me Vuçiçin. Ai ka thënë se po të mos shkonte në Serbi për shkak të incidentin në ndeshjen futbollistike, do të ishte një shprehje e një dobësie të panevojshme.
“Mos vajtja do të ishte jo vetëm shprehje e një dobësie të panevojshme por edhe humbje e madhe e një rasti unikal për të çelur historinë e re me serbët”, ka thënë Rama në emisionin “Top Show”.
“Pas asaj që ndodhi në konferencën e shtypit nuk kemi pse të presim këndvështrime simetrike për takimin. Por fakti që edhe pas konferencës së shtypit, vazhduam të komunikojmë solli si rezultat vazhdimin e përpjekjes që tregon se takimi ia ka vlejtur edhe për këtë. Njohja e diplomave për qytetarët e të dyja vendeve, mund të tingëllojë pa shumë vlerë për veshët e dikujt, por pyesni prindërit dhe studentët në Preshevë dhe do t’u thonë çfarë rëndësie të madhe ka ky fakt”, ka thënë veç tjerash Rama.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;