LajmeMagazina

Raporti: 85% e nxënësve provojnë drogën për kureshtje

Përdorimi i lëndëve narkotike dhe braktisja e shkollës për shkak të kushteve të vështira ekonomike janë dy problemet kryesore me të cilat ndeshen sot të miturit.
Të dhënat e raportit Save the Children tregojnë se 85% e nxënësve, veçanërisht djemtë, shtyhen të përdorin substanca narkotike kryesisht nga nevoja për t’u dukur dhe nga kureshtja.
Ndikimi i shoqërisë dhe konfliktet në familje janë gjithashtu disa nga shkaqet pse fëmijët i drejtohen përdorimit të drogës.
Shqetësimet kryesore të identifikuara nga fëmijët në sondazh kishin të bënin me faktin që më shumë se 60% e fëmijëve thonë që numri i përdoruesve të substancave narkotike ka tendencë të rritet vazhdimisht 53% e fëmijëve thonë që paratë për të blerë drogën sigurohen nëpërmjet vjedhjes, marrjes së parave borxh apo shitjes së drogës.
Këta të mitur që u përfshinë në anketim u bënë thirrje prindërve të jenë më të vëmendshëm ndaj tyre.
Por dhe braktisja e shkollave sidmos për arsye ekonomike është një tjetër problem e duhet të ketë vëmendje.
Për realzimin e këtij raporti janë angazhuar grupet e Drejtuara nga Fëmijët nga qëndrat e Save the Children të cilët anketuan 450 fëmijë në 12 shkolla.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button